“Jam besimplotë”/ Berisha i ka shkruar Trump për heqjen e shpalljes “non grata”? Çfarë zbuloi ish-kryeministri

Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se ende nuk iu është drejtuar administratës së Donald Trump për heqjen e non gratës
Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se nuk ka nisur ende me lobimin për shkak se po pret derisa të plotësohet administrata.
“Nuk e kam filluar lobimin sepse janë 13 ditë që ka filluar administrate e re. Nuk besoj që në ditët më të para të saj të jetë përparësi ky problem, jam i vetëdijshëm, duhet të plotësohet administrata. Unë prej që të plotësohet administrate e re dhe padiskutim që do t’i drejtohem.
I vetmi shkak që nuk i jam drejtuar është kjo. Dhe jam besimplotë, është kuptuar universalisht sepse ishte akt i Sorosit, sekretari i shtetit e mori vendimin pa asnjë dokument”, tha Berisha.