“Sali Berisha do vijë në pushtet”/ Ish-kryeministri tregon a do formojë koalicion me Ilir Metën

Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur se janë të hapur për koalicion me Partinë e Lirisë dhe Ilir Metës, i cili ndodhet në qeli.
Berisha deklaroi se janë në negociata me Partinë e Lirisë dhe nëse do të realizohet koalicioni vendet e sigurta në listë do të ndahen. Kryedemokrati u shpreh se “si do të jetë dhe sa do jenë është çështje negociatash”.
“Jemi të hapur për koalicion me PL, negociatat vazhdojnë, Jemi të hapur për koalicion me PL dhe Ilir Metën.
Kur bëhet koalicion ndahen edhe vendet e sigurta. Si do të jetë dhe sa do jenë është çështje negociatash. Sali Berisha do të vijë në pushtet me mbështetjen masive të shqiptarëve.”– tha Berisha.