“Na gënjeu” (Një kronikë e 2019 dhe një video e fushatës 2013)

“Fermerët braktisin tokat/ Prodhimet hidhen, ish-emigrantët: Do kthehemi nga erdhëm” – është titulli i një lajmi që ka publikuar sot kanali TCH.

Raporti zbulon përvojën e hidhur të emigrantëve shqiptarë që provuan të investojnë në Shqipëri.

Në invers të videove të kryeministrit që në Facebook e vet promovonte përvoja njerëzish të ndryshëm me ëndrrën shqiptare, materiali sjell një rast që dëshmon një realitet të hidhur.

Ndër të tjera:

“Unë jam Kastriot Hoxha, jam kthyer  në 2014. Kam investuar të gjitha të ardhurat e mia këtu, por jam zhgënjyer totalisht. Shteti nuk na ka ndihmuar fare me asnjë subvencion, ne e blejmë plasmasin me TVSH, thotë që ka ulur çmimin e imputeve bujqësore ne nuk e kemi ndjerë fare, naftën e blejmë me 180 Lekë. Korentin e paguajmë me 146-147 Lekë si biznes, por çfarë biznesi jam unë?! Kemi edhe tarifën e TVSH-s brenda sikur shohim televizor tek sera, unë e paguaj njëherë atë për në shtëpi. Kam aplikuar tek AZHBR-ja, por thonë që ta përfitosh subvencionin duhet që serat të jenë 2 metra e 80 centimetra. Si 99% e fermerëve i kam serat diellore. Po nuk pata mbështetje nga shteti do të iki atje ku qesh. Do i braktis serat”.

Pra Kastrioti do ikë nëse shteti nuk e mbështet.

Ndonëse një përvojë nuk mund të përgjithësohet siç bën televizioni në fjalë, duhet thënë se raporti i çdo njeriu me administratën është në pikën më të ulët.

Aq sa nga Italia u kërkua komision dypalësh për trajtimin e problemeve të investitorëve italianë në Shqipëri. Më keq se kaq mund të shkojë?

Kush do ta përtypë përrallën e rilindjes në bujqësi dhe zgjerimit të eksporteve, apo rigjallërimit të sektorit?

Ndoshta me minishengenin në Shqipëri do na vërshojnë produktet rajonale dhe kështu do të zgjidhet edhe problemi kryesor: mbushja e tregut.

Sepse të gjitha të dhënat flasin se për investitorët nuk ka klimë mikpritëse në Shqipëri – shkruan portali ResPublica.

Nuk është e vështirë të gjesh ndërkohë videot e premtimeve elektorale të 2013.

“Rilindja do fillojë nga toka” – thotë Rama në këtë kronikë të 25 marsit 2013 botuar nga Dita, 3 muaj para zgjedhjeve që e sollën në pushtet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT