Ministri grek 9 muaj në burgjet e Shqipërisë dhe një ngjarje sekrete mes Enver Hoxhës dhe Andrea Papandreut

Sifi Valiraqis, ish- minister i Rinise, Kultures dhe Sporteve arratiset nga Greqia dhe vjen ne Shqiperi ne vitin 1971.

Letra e Andrea Papandreut nga Suedia per Enver Hoxhen:

“Jam qytetar grek. Quhem Andrea Papandreu, drejtues i Levizjes se Re Greke.

Ne burgjet tuaja gjendet nje aktivist i joni, i cili nuk eshte i derguar me mision.

Lutemi me besoni! Besoni ne ndergjegjen time dhe do te jemi mirenjohes per gjithe jeten!”

Enver Hoxha  porosit te vetet: Verifikoni nese eshte e vertete. Ndihmojeni financiarisht dhe lereni te shkoje ne cilin vend te doje te Perendimit.

E marrin ne hotel Dajti. I bejne pasaporte shqiptare. I marrin vize italiane dhe e cojne ne Itali, ku donte te shkonte.

Ne Rome e pret Amalia Fleming, ish- grua e tij.

Papandreu pasi mori vesh qe Sifi Valiraqis kishte mberritur ne Rome, i ka cuar nje leter Enver Hoxhes, e cila ende nuk eshte publikuar….

Permbyset junta ne Greqi. Kur erdhen socialistet ne pushtet, kryeminister zgjidhet Andrea Papandreu.

Nderkohe, nje diplomat shqiptar ne Athine ne vitet ’80-te kujton: Si e kam takuar S.V si minister i Kultures, Rinise dhe Sporteve te Greqise:

“Nuk ishte ambasadori dhe shkoj une. Takoj nje mikun tim Jani ne Ministri te Kultures. E kishte gruan daneze. Me tregon ministrin. E dija historine e ministrit…

-Jasas!

-Eshte shqiptar.

-Edhe une di pak shqip!

-Po ku e di shqipen?

-Me mire te mos te ta them! Une kam qene 9 muaj ne burg. Je i ri nuk i di. Por ndoshta ia di nderin nje burrri (Enver Hoxhës). Ai sa ka lexuar nje leter te nje personi pa e njohur, dha urdher. Dhe me coi ne Itali!

Natyrisht e djathta me kerkon qe te flas kunder te majtes. Por une si i majte, ketu per te majten nuk mund te flas.

Por per ate qe me ben padrejtesisht nuk mund te flas. Por ka vetem nje rruge: te hesht. / Aleksandër Çipa

Back to top button
LAJMET E FUNDIT