Urrejtja e serbëve ndaj shqiptarëve, shikoni titullin e fundit të mediumit nga Beogradi për Xhakën

Kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka ka reaguar dje për herë të parë pas incidentit të shkaktuar të dielën në ndeshjen kundër Crystal Palaces, e cila përfundoi me rezultat 2:2.
Gjatë daljes nga fusha, mesfushori nga Kosova ishte vërshëllyer me të madhe nga tifozët e Arsenalit, gjë e cila kishte shkaktuar frustrim të madh Xhaka, i cili i kishte ofenduar ata dhe kishte hedhur fanellën në tokë, raporton Zëri.info.
Përmes një letre gjatë ditës së djeshme, Xhaka është rrëfyer për herë të parë pas incidentit.
“Pas më desh pak kohë për të pushuar pas asaj që ndodhi të dielën, unë dua të shpjegoj situatën”, thuhet fillimisht në letrën e Xhakës.
“Skenat që ndodhën pas zëvendësimit tim kanë reflektuar thellë tek unë. Unë e dua klubin dhe gjithmonë e jap 100%-shin brenda dhe jashtë fushës”, vlerëson Xhaka.
“Pas komenteve abuzive në ndeshje dhe në rrjete sociale javëve të fundit më kanë mërzitur shumë. Njerëzit thonë gjëra të tilla si: “Ne do t’i thyejmë këmbët tuaja”, “Do ta vrasim gruan tuaj”, “Shpresojmë se vajza jote merr kancer”, tregon më tutje Xhaka.
“Në këtë situatë, e distancova veten nga ky grup i tifozëve. Ky nuk ishte qëllimi im. Dhe më vjen keq nëse njerëzit kanë menduar kështu”, potencon më tej mesfushori llapjan.
“Dëshira ime është të kthehemi në një marrëveshje respekti të përbashkët. Le të shkojmë përpara pozitivisht”, përfundon letra e Granitit.
Me këtë letër janë marrë edhe mediet serbe.
“Provokuesi shqiptar tha se ekzistonin kërcënime për vrasjen e gruas së tij: Xhaka pendohet për fyerjet dhe gjestet e tij turpëruese dhe serbët kanë vetëm një gjë për t’i thënë”, ka qenë titulli i mediumit serb.
“Ka pasur komente të shumta në njoftimin e Xhakës dhe disa tifozë nga Serbia nuk e harruan atë “shqiponjën me dy krahë” dhe provokimet ndaj Serbisë, kështu që ata shkruan se ajo që po kalonte Xhaka është thjesht karma”, shkruan më tej mediumi serb./Zëri