Zgjedhjet në Kosovë, publikohen rezultatet e EXIT POLL-it të parë

Në orën 19:00 u mbyll procesi i votimit në Kosovë, ndërsa pak minuta më pas, Gazetari i A2 CNN, Tomorr Avdia, raporton nga Prishtina se janë publikuar të dhënat e EXIT POLL-it të parë:
Lëvizja Vetëvendosje 38.2%
Partia Demokratike e Kosovës 22.4%
Lidhja Demokratike e Kosovës 20.1%
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate 7.6%
Gazetari bën më tej edhe një krahasim me EXIT POLL-in e parë të dalë pas zgjedhjeve të 4 viteve më parë, duke thënë se në atë kohë Vetëvendosje parashikohej se do të merrte rreth 48% të votave.