Do dilte para Vettingut, jep dorëheqjen gjyqtari i “21 janarit”

Ka dhënë dorëheqjen gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Agim Bendo.

Mësohet se gjyqtari e ka paraqitur kërkesën e dorëheqjes në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe komisionin e Vettingut.

Këshilli i Lartë Gjyqësor do të shqyrtojë sot kërkesën e gjyqtarit për dorëheqje.

“Shqyrtimi i projektvendimit ‘Për mbarimin e statusit të magjistratit, të gjyqtarit Agim Bendo, për shkak të dorëheqjes nga detyra e gjyqtarit’ i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës”, thuhet në rendin e ditës së Këshillit të Lartë Gjyqesor.

Verifikimet për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Tiranë, Agim Bendo, kanë nisur që gjatë muajit shtator të vitit 2018.

Në 2016, BIRN raportonte se ai është 1 nga 10 gjyqtarët më të pasur në Shqipëri.

Bendo ka gjykuar çështjen e 21 Janarit, dosjen Hakmarrja për Drejtësi, çështjen e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT