“O Albin Baba” shqiptarët në Kosovë “bllokojnë” rrugët, dalin e festojnë me flamuj kuqezi e me këngë

Në një kohë kur numërimi i votave është duke vijuar, mbështetësit e Albin Kurtit nuk kanë pritur rezultatet përfundimtare por kanë “rrëmbyer” flamujt kuqezi dhe të Kosovës e kanë dalë nëpër rrugët e Kosovës.

Nën brohoritjet “O Abin Baba” “Fitore” e këngë patriotike, mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosja po festojnë nëpër rrugët e çdo qyteti.

Në Prishtinë, Prizren e Vushtrri panorama festive paraqitet po njësoj. Qytetarët “e paduruar” për rezultatin përfundimtar po festojnë me fishekzjarre e këngë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT