Vvjen reagimi i parë nga opozita, kreu i LDK-së pranon humbjen

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një deklaratë për mediat ka pranuar humbjen në zgjedhjet paralamentare të së dielës.
Teksa dha një pasyqrim të rezultateve të këtyre zgjedhjeve, Abdixhiku u shpreh se forca politike që ai drejton ka dalë e treta dhe krahasuar me zgjedhjet e kaluara kjo parti ka shënuar një rritje.
“Duam ti shpalli rezultate përfundimtare të marrë nga komisionerët tanë. Kërkoj mirëkuptim nga partitë e tjera. Sipas numërimeve nga vëzhguesit tanë. Kanë votuar 871 mijë qytetarë. LDK ka marrë 18.4%, 158 mijë vota. VV ka 39.8%. PDK 21.84%. AAK 7.62% Lista 1.5%, minoritete 11.02%. Dua të theksoj se votat e mërgatës nuk janë përfshirë. LDK pret 30 mijë vota të tjera.
Të kemi 190 mijë vota, diku tek 20%. Rezultat që e respektojmë, përgjegjësinë për këtë rezultat e marrë unë dhe do i jap llogari LDK dhe qytetarëve që kanë votuar LDK”, tha ai teksa më tej falenderoi të gjithë ata qytetarë të cilët e votuan dhe ibesuan.
“Falënderoj qytetarët, aktivistët tanë që bënë fushatë moderne. Dritë do të ketë në Kosovë, LDK del me rritje të konsiderueshme ndonëse nuk është i kënaqshëm, do mbajmë konferenca në ditët në vijim”, tha ai, ndërkohë në vijim hodhi poshtë të gjitha aludimet për një dorëheqje të mundshme nga posti i kreut të LDK-së.