Ish- prokurori i Krimeve të Rënda: Prokuroria nuk ka prova për Veliajn, masa e arrestit e tepruar

Ish- prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beci e cilëson të tepruar vendimin për arrestimin e Veliajt. Duke folur në TCH, Beci deklaroi se referuar Kodit të procedurës Penale, masa ndaj Veliajt është e tepruar.
Ai thekson se prokuroria nuk ka prova.
“A duhet të jetë masa e sigurimit ekstreme? Referuar Kodit të procedurës Penale, unë mendoj që shumë masa sigurimi, për shumë persona, jo vetëm për Veliajn janë të tepruara për sa i përket caktimit e masës së sigurimit arrest me burg.
Të gjithë personat që prokuroria nuk ka prova në mënyrë të drejtpërdrejtë, nuk ka nevojë që masa e sigurisë të jetë e tillë”, deklaroi Beci.