Konfiskohen 15 mln € pasuri në Sarandë! Si u privatizua bregdeti nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara

Gjykata e Sarandës ka vënë në sekuestro pasuri me vlerë 15 milionë euro ditën e sotme, pasi dyshohet se janë përfituar me dokumente false.

Sipas njoftimit, janë sekuestruar 7 sipërfaqe të mëdha toke bregdetare, të cilat kanë qenë në pronësi të 10 personave. Mësohet se bëhet fjalë për Fredi Merkuri, Valter Llomi, Arhondia Caraj, Behar Mucobega dhe Aleko Anagnosti, të cilët janë arrestuar në qershor të vitit 2022.

Këta persona dhe 5 të tjerë, akuzohen për tjetërsimin përmes dokumenteve false të mbi 10 mijë m2 truall buzë detit, të cilat më pas u pajisën me certifikata pronësie.

Në 3 vitet e fundit, Prokuroria e Sarandës ka kërkuar sekuestrimin e rreth 15 mijë m2 truall buzë detit në Sarandë e Ksamil, të dyshuara si të përfituara me dokumente të falsifikuara.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT