“Keni intimiduar gruan me mesazhe”, prokurori i bërtet Veliajt në sallë: Je patologjik

Nga detajet që mediat po botojnë nga seanca maratonë e masës së sigurisë për kryebashkiakun Veliaj bie në sy se ai është fyer në sallën e gjyqit nga prokurori. Ky i fundit ka bërë dhe mjekun duke e quajtur “rast patologjik”
Veliaj ka thënë se shifrat që SPAK ka publikuar në media janë të pavërteta dhe se ata kanë gërmuar në gjithë jetën e gruas së tij dhe të vetën, duke prodhuar tabela dhe shifra që nuk i përgjigjen realitetit:
“Familja e Ajolës është një familje e vjetër me emër në shoqëri, që ka pasur bizneset e saj që nga viti 1995 dhe nuk mund të abuzohet me të ardhurat e një familjeje dhe shpenzimet e saj, duke ia faturuar vajzës dhe dhëndrit.”
Ai iu referua edhe disa mesazheve të shkëmbyera me një prej agjentëve të BKH, i cili i kishte kërkuar me SMS që gruaja e tij të paraqitej në SPAK. Në këtë moment, prokurori Olsi Dado, duke ngritur zërin, i është drejtuar Veliajt me fjalët:
“Je patologjik!”
Pas kësaj, Veliaj ka thënë se “ju e keni ndarë mendjen çfarë do bëni dhe e gjithë kjo seancë është formale. Fakti që gjyqtari po ju pyet në sytë tanë se ç’masë duhet të marrë, tregon qartë standartin e këtij gjykimi”.
Në orët e vona të 12 shkurtit 2025, pas më shumë se 11 orëve në GJKKO, ku u zhvillua seanca për vlerësimin e masës së sigurisë, gjyqtari Erion Bani vendosi të lërë në fuqi masën e ‘arrest në burg’ për Erion Veliaj, e biznesmenin Elman Abule ndërsa ndryshoi masën e sigurisë nga ‘arrest shtëpie’ në ‘detyrim me paraqitje’ për bashkëshporten e tij, Ajola Xoxa. ‘Detyrim me paraqitje dha dhe për 5 biznesmenët në hetim si pjesë e kësaj dosjeje.