Rama promovon 5G, reagon Ambasada Amerikane: Bëni kujdes

Vetëm pak ditë më parë kryeministri Edi Rama promovoi teknologjinë 5G.
Ai foli për një arritje gjigante teknologjike, duke thënë se Shqipëria ecën me hapin e kohës.
Por lidhur me këtë deklaratë të Ramës ka ardhur një reagim nga Ambasada Amerikane duke shënuar rastin e parë pas shumë kohësh të një kritike kaq të hapur.
Ajo që shihet në postimin e Ambasadës Amerikane përveçse një pikëpyetje është dhe një paralajmërim për qytetarët shqiptarë, pasi ky rrjet i ri mund të prekë të dhënat personale.
Patentën për teknologjinë 5G e ka kompania e njohur kineze Hauwei.
Postimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë:
| Rrjeti 5G do të shtrihet shumë shpejt kudo por a keni besim në kompanitë që po ndërtojnë rrjetet 5G? Si mund ta dini se ato nuk do të keqpërdorin të dhënat tuaja? https://bit.ly/2qdTWLf
| 5G wireless will soon be everywhere, but do you trust the companies that are building the 5G networks? How can you tell they won’t compromise your data? https://bit.ly/2qdTWLf
“Sot nisi në Shqipëri revolucioni industrial mbi teknologjinë 5G”, njoftoi disa ditë më parë në Facebook kryeministri Edi Rama.
Rama tha se ky revolucion teknologjik do të tansformojë çdo sektor.
“Ky revolucion do të transformojë rrënjësisht çdo sektor, nga ekonomia tek financat dhe energjia, nga bujqësia tek shëndetësia dhe arsimi”.
Ai u shfaq edhe brenda një makine, timoni i së cilës lëvizte pa duar dhe shkruajti:
“ME TIMON PA TIMON SHOFERI JON OSHT KAMPION” thotë ajo kënga e vjetër, ndërsa këtu jam unë që i jap makinës pa prek timon me dorë…
Sot nisi në Shqipëri revolucioni industrial mbi teknologjinë 5G, me një investim fillestar prej 150 milionë Eurosh nga kompania Vodafone Ky revolucion do të transformojë rrënjësisht çdo sektor, nga ekonomia tek financat dhe energjia, nga bujqësia tek shëndetësia dhe arsimi, duke bërë të mundur të paimagjinueshmen jo në shekujt, po në vitet që vijnë
Më poshtë një nga videot e postuara nga vetë Rama në rrjetet sociale për lançimin e 5G:
