Petro Koçi: Hetohet banesa e Arben Xoxës, por janë harruar apartamentet që familja Berisha ka në Hollandë e Bruksel

Deputeti i PS, Petro Koçi, nga Kuvendi ka thënë se drejtësia heton shtëpinë e babait të Ajola Xoxës dhe nuk hetohen shtëpitë e familjes Berisha, në Holandë dhe Bruksel dhe Belgjikë.

Teksa u ndal tek akuzat e Berishës se Rama bashkëpunon me Xhorxh Soros, ai tha se ishte Berisha ai që e solli Soros-in në Shqipëri.

“Mua s’më duket normale që banesa e Arben Xoxës ish petagog hetohet, më duket një pushkatim pas vdekjes dhe janë harruar apartament që familja që drejton opozitën ka në Hollandë, në Bruksel e Belgjikë dhe ku di unë ku tjetër.

Këtë duhet ta bëjë drejtësia pa iu trembur syri nga askush. Erdhi Chris LaCivita, por antikomunisti nuk e rregullon dot imazhin e komunistit të paepur Sali Berisha.

Puna e Soros, Sali Berisha ishte ai që e solli Soros në Shqipëri. Ju duhet të pastroni partinë nga berishizmi sepse atëherë mund tju rivotojnë njerëzit”, tha ai.

Koçi shtoi se ai mbështet institucionet e drejtësisë dhe SPAK-un.

“Unë kam qenë dhe jam një nga deputet që ka mbështetu SPAK dhe institucionet e drejtësisë, ata e kanë thyer në mes mitin e pandëshkueshmërisë. U fol për atë tubimin tek GJKKO, është e pafalshme që në Kuvend deputetët kanë goditur oficerët dhe punonjësit e gardës dhe s’është marr asnjë masë.

Ato janë veprime penale që duhet të ndëshkohen. Ne e mbështesim SPAK dhe GJKKO edhe duke e paguar me lëkurën tonë, por duhet që integriteti moral i atyre institucioneve të mos vihet në dyshim”, shtoi ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT