KKTU miraton disa leje për kulla, hotele, rrugë dhe planin për “Durana Tech Park”

Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit është mbledhur sërish në 19 shkurt për të miratuar një listë të gjatë me leje, thuajse tre javë nga mbledhja e fundit. Në sy mes vendimeve bien disa ndërtime me disa dhjetëra kate të vendosura kryesisht në Tiranë por nuk mungojnë të tilla as në Durrës, Vlorë apo Lezhë.

Konkretisht KKTU miratoi lejen e zhvillimit për një godinë multifunksionale 1, 5-8, 6-9, 26 & 31 kate mbi tokë me vendndodhje në Rrugën “29 Nëntori” që do të zhvillohet nga “Concord Investment” sh.p.k.

Po kështu është miratuar leja e ndërtimit për një kompleks multifunksional, rezidencial dhe shërbime 4- 28 kate mbi tokë, me vendndodhje në Kashar, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana West Center” sh.p.k.

Në rrugën “Dritan Hoxha” është miratuar leja e ndërtimit për objektin: “Wind Tower”, Kompleks rezidencial dhe shërbime, me 22 kate mbi tokë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kastrati Energy” sh.p.k.

Ndërkohë në Vlorë është dhënë një lejë Zhvillimi për objektin: “Vlora Altura”, Objekt polifunksional me funksione shërbimi, hotelerie dhe rezidenciale me 2-34-36 kate mbitokë, me vendndodhje në Rrugën “Garvil Dara”, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Leon 2011” sh.p.k.

Në Durrës është një tjetër lejë për për objektin: “Durrësi Tower” teksa revanshi i ndërtesave shumëkatëshe tashmë ka mbërritur në Lezhë ku është miratuar një lejë për një ndërtim 25 kate nga “Ilyonis Constructions”.

Përpos këtyre ndërtimeve shumëkatëshe KKTU ka miratuar disa lejë për struktura akomoduese kryesisht në Jug të vendit teksa bien në sy edhe disa lejë të lidhura me infrastrukturën. KKT miratoi gjithashtu edhe Planin e Detajuar Qendror për Durrana Tech Park.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT