Kur ushtari i UÇK’së këndonte këngën ‘Oh moj Shqypni’, derisa përballet me forcat serbe (VIDEO)

Një video është bërë virale në rrjetet sociale, derisa shihet një ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke kënduar gjatë luftimeve me forcat serbe gjatë vitit 1998, transmeton Gazeta Metro.
Shumë ushtarë të UÇK’së përveç që kanë bërë detyrën në mbrojtjen e atdheut, ata i kanë motivuar edhe bashkëluftëtarët e tyre me këngë dhe me fjalime motivuese.
E diku në një fron të luftës gjatë vitit 1998, një ushtar i UÇK kishte zgjedhur këngën që të i motivojë bashkëluftëtarët, derisa përballen me armikun.
Vargjet e këngës ‘Oh moj Shqypni’, janë vargjet që kishte zgjedhur ushtari i UÇK’së t’i këndojë në vijën e fronit, derisa shihet edhe kur gjuan në drejtim të forcave serbe, së bashku me shokët.
Më poshtë keni videon e këtij momenti. /gazetametro.net