E FUNDIT/ Ndërron jetë pas 6 ditësh nëna e 3 fëmijëve, që u qëllua nga i dashuri në Shkodër

Pas 6 ditësh në spitalin rajonal të Shkodrës, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm Anila Ndoka Prendushi.

Ajo u qëllua me pistoletë nga i dashuri i saj Kolë Manaj, i cili më pas vrau veten.

Plumbi i kishte prekur një pjesë të trurit dhe gjatë gjithë kësaj periudhe ishte në repartin e reanimacionit në gjendje të rëndë për jetën.

44 vjeçarja ishte nëna e tre fëmijëve, 20, 18 dhe 9 vjeç.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT