Tre vite nga nisja e luftës, Zelensky: HEQ DORË nga posti i presidentit nëse Ukraina anëtarësohet në NATO

Sot mbushen tre vite nga nisja e sulmeve ruse në Ukrainë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se do të ishte i gatshëm të largohej nga posti i tij nëse kjo do të sillte paqe për vendin e tij.
“Nëse për të arritur paqen, ju me të vërtetë keni nevojë që unë të heq dorë nga posti im – unë jam gati. Unë mund ta ndërroj atë me anëtarësimin në NATO, nëse ka kushte të tilla,” tha Zelensky gjatë një konference për shtyp.
Këto komente erdhën pasi ish-presidenti amerikan Donald Trump e quajti Zelenskyn një “diktator pa zgjedhje” gjatë një deklarate të tij.
“Unë nuk u ofendova, por një diktator do të ishte ofenduar. Unë jam i fokusuar në sigurinë e Ukrainës sot, jo pas 20 vjetësh. Nuk do të jem në pushtet për dekada,” u përgjigj Zelensky, i cili u zgjodh në mënyrë demokratike në maj 2019.
Sipas ligjit ukrainas, zgjedhjet pezullohen nëse është në fuqi ligji ushtarak, i cili ka qenë në fuqi që nga pushtimi i plotë i Rusisë në shkurt 2022.