Berisha paralajmëron Ramën: Kam lajme të hidhura, çështja Mc Gonigal po kthehet në tryezë!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë në konferencën e përjavshme me gazetarët, një ditë pas takimit me shqiptarët e disaporës në Athinë.
Berisha me urgjencë doli para gazetarëve, ku ndër të tjera ka bërë një paralajmërin për kryeministrin Edi Rama. Sipas liderit demokrat, “dosja Rama-McGonigal po bëhet aktuale”, duke shtuar se ai mori 250 mijë dollarë në zyrën e Kryeministrit.
Pas rikthimit të dosjes, Berisha shprehet i bindur se Rama do marrë dënimin e merituar, bashkë me Ramën edhe ata që e kanë mbuluar në këtë krim.
“Ka lajme të hidhura për Edi Ramën, ka arsye të hidhërohet shumë, por po qarkullon çdo ditë çështja Mc Gonigal po kthehet në tryezë, dosja Rama-McGonigal po bëhet aktuale.
Ai mori nga Rama 250 mijë dollarë. Tani prej 1 vit e gjysmë Altin Dumani nuk ka kërkuar dosjen e gjykatës së Ëashtingon sepse kërkon të mbrojë Ramën, por kësaj kohe i erdhi fundi. Do të gjykohet rëndë Edi Rama për krimin e tij të shëmtuar dhe të gjithë ata që përpiqen ta mbulojnë.” – tha Berisha.