“Ai u vetëdorëzua me marrëveshje”, Berisha komenton arrestimin e Safet Bajrit: Janë ligjet e mafias!

‘‘Safet Bajri u dorëzua, lëri ato. U dorëzua Safeti’’, kështu i është përgjigjur Berisha pyetjes së gazetarëve në konferencën e mbajtur ditën e sotme nga selia blu.

”Safet Bajri u dorëzua, lëri ato. U dorëzua Safeti. U dorëzua mirë e bukur, ajo është një marrëveshje. Ai shkoi vetë dhe u dorëzua. Ata nuk dorëzohen kurrë pa marrëveshje. Harrojeni. Mafia e ka ligj, marrëveshje.” – tha lideri demokrat.

Kujtojmë se Berisha shpesh në deklaratat e tij është shprehur se Partia Socialiste e fitoi Bashkinë e Shkodrës më 14 maj me ndihmën e bandës së Bajrave.

Safet Bajri, i njohur si i forti i Shkodrës, Behar Bajri dhe Asmer Bilali do të paraqiten ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme për masë sigurie.

Dy prej tyre do të sillen nga qelitë, konkretisht Behar Bajri dhe Astmer Bilali, ndërsa Safet Bajri, i konsideruar si ‘truri’ i grupit kriminal, nga Blloku i Sigurisë.

Sipas SPAK, tre të dyshuarit dyshohet se ekzekutuan xhaxhain e kundërshtarit të tyre, Ibrahim Lici, si një akt hakmarrje për vrasjen e mikut të tyre, Boran Bërcana. Ky i fundit u ekzekutua brenda në makinën e tij, së bashku me partneren e tij, Silvi Ndoci.

Në njoftimin zyrtar ditën e premte, SPAK sqaron se Safet Rustem Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri janë të dyshuar për vrasjen e Fatbardh Licit më 10 gusht 2018 nga një atentat i ndodhur në Kiras të Shkodrës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT