Reagon i ati: Alvini është ende në kamp, lajmi për lirimin e tij i rremë

Ditën e sotme, babai i Alvin Berishës, djalit shqiptar që ndodhet në kampin Al Hol, ka mohuar se i biri është liruar. Në disa komente të bëra në Facebook, në faqen e  Bedri Elezit, ai thotë se lajmi nuk është i vërtetë, teksa pohon se ai është ende duke u marrë më këtë çështje, informon dritare.net.

“Alvini është akoma në kamp e vuan atje akoma. Lajmi është fals. Ju lutem mos jepni lajme false.

LEXO DHE :  Basha flet hapur për listat 2017: Pësimi që u kthye në mësim

I dëshpëruar, më tej në komente, Afrim Berisha thotë që Zoti t’ua çojë atyre që përhapin lajme të tilla, vuajtjet e Alvinit në kamp. Vogëlushi shqiptar, Alvin Berisha ndodhet në kampin Al Hol, në Siri pasi u çua atje nga nëna e tij, e cila iu bashkua ISIS. J.H, dritare.net

Back to top button
LAJMET E FUNDIT