Banorët u ngujuan në çadra kundër HEC-eve, Gjykata iu jep OK-in firmave private të vazhdojnë ndërtimin

Gjykata administrative ka rrëzuar kërkesën e banorëve të Zallgjoçjat, dhe ka vendosur që të vijojnë punimet për ndërtimin e HEC-eve, në zonën e Matit.

Prej kohësh banorët e këtyre zonave kanë ndërmarrë protesta të vazhdueshme kundër ndërtimit të HEC-eve, po duket se qendresa e tyre nuk është marrë parasysh nga ana e Gjykatës.

Pas ngujimit në çadra, banorët u shprehën se po mbrojnë parkun dhe burimet e ujrave nga grabitja dhe devijimi i tyre për t’i çuar në duart e privatit.

Sipas banorëve protestues punimet e HEC-it po prishin varrezat e fshatit dhe kanë hyrë në zonën e mbrojtur të Lurës duke e shkatërruar atë.

Nuk dihet ende se cili do të jetë qëndrimi i mëtejshëm i banorëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT