“Ta bëjmë Kosovën sërish Serbi” – Kongresmeni në SHBA dhe eurodeputeti, kritika ndaj Pentagonit

Një qëndrim ofendues për Kosovën ka sjellë kritika të forta ndaj Departamentit Amerikan të Mbrojtjes.
Kongresmeni, Ritchie Torres, dënoi zëdhënësen e Pentagonit, Kingsley Wilson, për ato që kishte shkruar në rrjetin social X, ku bënte thirrje që Kosovën ta pushtonte sërish Serbia.
“Kingsley Wilson, Zëvendës Sekretarja e Shtypit për Departamentin e Mbrojtjes, po përpiqet me turp të delegjitimojë Kosovën, e cila ka qenë aleati i vetëm më i madh amerikan në Ballkanin Perëndimor. Asnjë sasi e revizionizmit historik nuk mund ta ndryshojë faktin themelor se Kosova është dhe do të jetë gjithmonë një demokraci e pavarur”, tha kongresmeni Torres.
Qëndrimi i tij dhe kritikat janë mbështetur edhe nga eurodeputeti Lukas Mandl.
“Shteti më i ri i Europës i bazuar në një popullsi të lashtë dhe një kushtetutë modern, që është shembull për bashkëjetesën paqësore të etnive dhe feve, nuk do të zhduket”, shtoi Mandl.