Nga SKAP në SPAK, Berisha: Nuk e shkrij nëse fitoj, do konsultohem me Venecian

Nuk kam pasur kurrë ndërmend asgjësimin e një institucioni të rëndësishëm akuze. Por prokuroria politike është prokurori diktature. Ne kemi jetuar në diktaturë dhe e njëjta prokurori që dënonte kundërshtarët, dënonte edhe ordinerët. Nëse dënohen me fakte, prova dhe dokumente.

Kjo prokurori nuk ka kontroll. Askush nuk e kontrollon. Unë e kam fjalën për kontroll institucional. Kjo prokurori ka një problem të tmerrshëm, kontrollon telefonat e gjykatësve ku dërgon dosjet. Në aplikacionet e mia vijnë mesazhe të aferave që nuk kanë asnjë punë të gjykatësve. Nuk duhet kurrsesi që këta të kenë fuqi të ndjekjes dhe persekutimit të gjykatësve që çojnë dosjet. Këto duhen ndryshuar. Por, duhen ndryshuar në mënyrë të shpejtë. Atëherë unë bashkoj votat me Komisionin e Venecias. Unë do t’u them hajde bëjmë një bilanc. Janë 150 mijë dosje. 62% e popullatës së burgjeve është në paraburgim. Janë disa gjëra që kjo reformë kërkoi ndërhyrje emergjente. Shmanget karakteri politik i prokurorisë.  

Ne kemi pasur Prokurori të Krimeve të Rënda dhe Task Force, por kanë qenë të gjitha nën kontrollin institucional. Nuk kthehemi te ai sistem.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT