Panik në Gjermani/ Makina merr para turmën e këmbësorëve, një i vdekur dhe 25 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Mannheim të Gjermanisë. Një person ka humbur jetën pasi një makinë u përplas me një turmë këmbësorësh.

Autoritetet gjermane raportojnë për 25 të plagosur, 15 prej tyre në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas mediave të huaja, drejtuesi i mjetit është arrestuar, pa dhënë detaje të tjera. Incidenti ndodhi ndërsa turmat u mblodhën në qytete në të gjithë rajonet, duke përfshirë Rhineland të Gjermanisë për parada për të shënuar sezonin e karnavaleve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT