Dita e sotme do të jetë me kthjellime, rriten temperaturat

Për ditën e sotme (6 mars) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, gjithashtu temperaturat do të jenë me rritje të lehtë në të dyja vlerat.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 2 deri 17°C;

Në zonat e ulëta 5 deri 22°C;

Në zonat bregdetare 8 deri 22°C.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT