Zhduket 7-vjeçari në Elbasan! Doli nga shkolla dhe nuk shkoi në shtëpi, familja kërkon ndihmë për ta gjetur

Një familje në Elbasan ka ngritur alarmin, pasi një fëmijë 7-vjeçar rezulton të jetë larguar në drejtim të paditur.
I vogli ka dalë nga shkolla 9-vjeçare ‘Naim Frashëri’ në Elbasan në orën 10:30 minuta dhe nuk dihet se ku ndodhet.
7-vjeçari i identifikuar si Andi Çakallit në momentin e largimit ka veshur këmishë të bardhë dhe pantallona jeshile.
Familjarët kërkojnë ndihmë për të gjetur djalin e vogël, teksa shkolla ku i mituri u pa për herë të fundit ndodhet pranë parkut Rinia në Elbasan.