‘Bojkotoni mësimin për të mbrojtur TikTok’, Rama ironizon apelin qesharak të Berishës me videon e bufit të kë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas apelit qesharak të Sali Berishës, i cili u bëri thirrje fëmijëve që të mos shkojnë por të mbrojnë mbylljen e TikTok. Rama e ka ironizuar këtë deklaratë me një video të bufit të kënetës, që në sfond ka fjalimin e Berishës ku u bën thirrje nxnësve të bojkotojnë mësimin.
“Ju keni të drejtë të filloni grevat dhe greva juaj është të bojkotoni mësimet. Që ditën e hënë për shembull orën e parë, do të ishte gjë madhështore që të mungoni sa më shumë. Kjo është normale. U bëj thirrje prindërve të mos i dërgojnë ditën e hënë fëmijët e tyre në shkollë fëmijët të paktën orën e parë”, tha Berisha.
Një reagim për këtë çështje e pati edhe deputeti i PS, Erion Braçe i cili tha se duhet të kesh probleme mendore t’i thuash një fëmijë mos mëso, mos shko në shkollë se të kanë mbyllur TikTok.