“Përsëritet historia”, Kujtim Gjuzi surprizon gazetaren dhe bën deklaratën e bujshme: Sali Berisha është Skëndërbeu i dytë

Në nisje të emisionit “Review” në EuroNews, moderatorja Jonida Shehu është surprizuar me një dhuratë nga njëri prej të ftuarve në studio.
Kryetari i Partisë Konservatore dhe njëkohësisht aleat i Sali Berishës, Kujtim Gjuzi ka qenë një ndër të ftuarit, i cili në hyrje të emisionit i ka dhuruar gazetares Shehu një dhuratë simbolike.
Gjuzi kishte marrë me vete një suvenir ku i afishuar në të ishte portreti i Gjergj Kastriot Skëndërbeut, shoqëruar kjo dhe me një deklaratë për liderin demokrat Sali Berisha.
“Keni këtu Skëndërbeun, dhe Skëndërbeu i dytë për mua është Sali Berisha, kaq” u shpreh Gjuzi në studio.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që personazhe të botës politike krahasohen nga “të vetët” me figura të shquara të historisë. E njëjta histori dhe për kryeministrin Edi Rama ku vite më parë, Elisa Spiropali e krahasoi atë me Skëndërbeun.