Do inagurohet këtë pranverë! BE miraton hapjen e zyrave ndërlidhëse në Shqipëri, për çfarë do shërbejë

Parlamenti Evropian miratoi krijimin e zyrave të reja ndërlidhëse në Moldavi dhe Shqipëri të hënën, mes shqetësimeve se lufta në Ukrainë po dobëson lidhjet e BE me Evropën Lindore, sipas një dokumenti të marrë nga Euronews dhe burime të njohura me këtë çështje.
“Byroja, e cila është një organ administrativ i Parlamentit Evropian mori parasysh faktin se, për shkak të luftës së vazhdueshme të agresionit kundër Ukrainës, ishte e vështirë të mbulohej Moldavia dhe vendet e tjera të Partneritetit Lindor nga zyra e antenës që do të krijohej në Kiev dhe se zgjidhjet alternative do të duhej të konsideroheshin”, thuhet në dokument.
Ngritja e zyrave të reja pason një reformë të përgjithshme të “Drejtorisë së Përgjithshme për Partneritetet e Demokracisë Parlamentare” të Parlamentit, e cila tashmë miratoi ngritjen e një zyre të re në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.
Një burim i njohur me këtë çështje tha se zyra pritet të inaugurohet këtë pranverë.