Kush po e itimidon SPAK? “BOMBA” e Karamuços: Po diskutohet që të shkrihet Gjykata e Posaçme

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar këtë mbrëmje në emisionin Top Story, u ndal te pikat që SPAK i cilëson si indimidim apo kërcënim në punën e tij.

Sipas tij, po diskutohet që jo të shkrihet SPAK, por të shkrihet GJKKO (Gjykata e Posaçme) dhe për hetimet e SPAK vendim të marrë prokuroria e zakonshme. Kjo thotë Karamuço mund të ndikojë si kërcënim për SPAK.

“Po diskutohet aktualisht… që mund të kenë plan që të shkrijnë Gjykatën e Posaçme, që të ketë një gjykatë të plotë të juridiksionit të zakonshëm, ku një seksion të marrë vendime për hetimet e SPAK.

Këto gjëra po shikohen në frymë sistemike, por a shkojnë këto deri në ndryshime të qenësishme, por fakti që e diskuton do të thotë që ‘unë të kam në fokus’”, tha Karamuço.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT