Braktisi koalicionin me Berishën – Kreu i Aleancës Maqedonase dakordësohet me Ramën, do jetë në listën e PS në Korçë

Kryetari i Aleancës së Maqedonasve, Vasil Sterjovsi që u largua nga koalicioni i Sali Berishës, ditën e sotme ka arritur dakordësinë me Partinë Socialiste për të qenë në listën e Korçës.

Sterjovski depozitoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për largimin nga ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, një lëvizje e cila vjen pak orë para se subjektet politike të depozitojnë në KQZ listat me emra për kandidatë për zgjedhjet e 11 majit, afat që skadon në mesnatë.

Teksa zbuloi arsyet që e çuan drejt këtij vendimi, ai u shpreh se PD nuk i kishte dhënë asnjë mundësi kandidimi në qarkun e Korçës, si edhe në zona të tjera, ndaj kërkoi largimin nga ai grupim politik.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT