Mjekët thirrje qeverisë: Të shpallë alarmin SOS, nëse vijon kështu, nuk do kemi ku të vizitohemi

Sistemi shëndetësor në Shqipëri po përballet me vështirësi të mëdha për shkak të largimit të mjekëve nga vendi.

Por edhe për shkak të rënies së cilësisë së mjekëve të sapodiplomuar, të cilët gjithsesi largohen.

Aktualisht, Shqipëria është disa herë më keq sa i përket numrit të mjekëve për banorë.

Por minusi pritet të thellohet.

“Në repartin e anestezi-reanimacionit ne kemi mungesë personeli mbi 5 reanimatorë. Qeveria duhet të shpallë atë që quhet SOS. Të gjenden mjetet dhe rrugët që t’i mbajë këto kontigjente. Pas disa viteve nuk do kemi më ku të vizitohemi”, shprehen në Spitalin e Traumës.

Në situatën kur Shqipërisë po i  ikin mjekët dhs infermierët, stafi mjekësor përballet me një fluks të shtuar të rasteve të traumës, rreth 40.000  në vit.

“Në çdo ditë presim në spitalin tonë rreth 100-150 trauma. I bie mbi 40 mijë trauma çdo vit”.

Numri i operacioneve që zhvillohen në Spitalin e Traumës është shumë më i lartë se kapacitetet e këtij institucioni, për këtë mjekët kërkojnë edhe shtimin e hapësirave për të përballuar fluksin.

Qindra miliona euro për koncesionet në Shëndetësi kanë shkuar në shërbime dytësore që nuk e ndryshojnë në thelb situatën e rëndë, përkundrazi e kanë rënduar atë.

Përgjatë datave 8 dhe 9 nëntor në Tiranë po zhvillohet kongresi i tretë e traumës dhe urgjencës kirurgjikale shqiptare.

Në ditën e  parë të zhvillimeve të punimeve u shkëmbyen eksperiencat mes vendeve të tjera të rajonit për menaxhimin e rasteve të traumës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT