Ylli Manjani: Pas 20 vitesh jeni prapë para zgjidhjes, do mbani Ramën apo do riktheni Berishën

Ylli Manjani ka komentuar listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit. Ai thotë se shqiptarët, edhe pas 20 vjetësh, nuk kanë zgjedhje tjetër, përveçse të votojnë për Ramën apo Berishën.
“Merkato mbaroi.
Klubi Al-Hilal dmth Tik Lapa, bleu me parametra zero Kristiano Ronaldo alias Dash Sulën. Kap e SKAP hesap është ekipi më i ri në garë.
Të tjerat blenë e shitën rutinë. Futën edhe gratë e kushërinjtë në lista. Nxorën edhe lojtarë në pension. Pra mbaroi edhe kjo.
Tani duhet të zgjidhni:
Do mbani Ramën apo të riktheni Berishën?!
As pas 20 vitesh, të gjithë ju që doni të votoni, s’keni zgjidhje tjetër.
Veç pash hatrin e t’madhit zot, zgjidhni kë të doni, po mos na bëni si amerikanë!
Se aty veç na e shpifni”, shkruan ai.