“Raketat e ndaluara për Ukrainën” – Me Merz kancelar, gjërat pritet të ndryshojnë në luftën kundër Rusisë

Një raportim i fundit i të përditshmes gjermane Spiegel ka bërë me dije se kancelari i zgjedhur gjerman, Friedrich Merz, do t’i japë Ukrainës raketat me rreze të gjatë veprimi Taurus.
Kështu shkruhet në publikimin e Spiegel, duke theksuar se kancelari i ardhshëm pritet që japë njoftimin zyrtarisht së shpejti.
Raketat Taurus kanë qenë temë diskutimi jo vetëm për Ukrainën dhe Gjermaninë, por gjithë Bashkimin Evropian, duke u bërë objekt bisede dhe presioni ndaj Berlinit, për t’i dërguar ato në Kiev.
Megjithatë, kancelari në largim, Olaf Scholz, e ka refuzuar këtë kërkesë disa herë dhe nuk e ka marrë kurrë iniciativën për të dërguar Taurus-ët në Ukrainë, si ndihmë për mbrojtjen nga Moska.
Një vit më parë, Parlamenti gjerman ka refuzuar thirrjen e opozitës ndaj qeverisë, për të dërguar raketa me rreze të gjatë Taurus në Ukrainë, një ditë pasi kancelari Olaf Scholz mbrojti refuzimin e tij për të furnizuar armët.
Sipas raportimeve, blloku kryesor i opozitës së qendrës së djathtë ka kërkuar të vazhdojë presionin mbi këtë çështje dhe të shfrytëzojë ndarjet në koalicionin jopopullor trepartiak të Scholz-it, edhe pse lideri gjerman përpiqej të mbulonte debatin.
Dhoma e ulët e Parlamentit, ose Bundestagu, hodhi poshtë mocionin e bllokut të opozitës Bashkimi me 495 vota kundër, 190 kundër dhe pesë abstenime.
Me Merz tashmë dhe me një dinamikë tjetër në luftë, gjërat pritet të ndryshojnë.