Deklarata e Cakajt për luftën e Kosovës, reagon ashpër Daçiç: Qeveria e Shqipërisë të kërkojë falje publike!

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Gent Cakajt, ministrit të Jashtëm të Shqipërisë.

Cakaj deklaroi para disa ditësh se Serbia është fajtore për vrasjen e 12 mijë shqiptarëve dhe deportimin e miliona njerëzve dhe dëmet miliona dollarëshe që janë shkaktuar gjatë luftës së fundit të Kosovës.

Daçiç ka reaguar pas këtyre deklaratave duke thënë se Shqipëria përveç që duhet të kërkojë falje publike, duhet edhe të distancohet nga deklaratat e bëra nga ministri Cakaj, pasi ky i fundit pretendon Daçiç ka ofenduar shtetin dhe popullin serb.

‘Ky është një falsifikim i ngjarjeve në Kosovë, dhe për këtë arsye pres kërkimfaljen e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë’, ka thënë Daçiç teksa ka përmendur deklaratat e Cakajt.

Sipas kreut të diplomacisë serbe, deklaratat e ministrit Cakaj janë në kundërshtim me përpjekjet e udhëheqësve të Serbisë për përmirësimin e raporteve me Shqipërinë. Daçiç shtoi se deklarata të tilla ndikojnë edhe në stabilitetin e gjithë rajonit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT