Alarm ushqimor, në Shqipëri është futur peshk me parazit dhe mish me salmonelë

Në vendin tonë është futur 985 kg acuge e kriposur me prezencë të parazitit L3 Anisakis me risk serioz për shëndetin e njeriut. Ky parazit mund të infektojë fëmijë e të rritur nëse konsumojnë peshkun krudo.

Përveç inflamacionit të traktit gastrointestinal në disa raste, larvat mund të depërtojnë në mukozën e stomakut ose zorrëve, duke shkaktuar komplikime.

Njëkohësisht është importuar edhe 4516.75 kg fileto derri me prani te bakterit të Salmonella spp. Prezenca e këtij bakteri në organizëm shkakton diarre, ethe, dhimbje stomaku, etj. Kanë qenë kontrollet e AKU në terren që kanë zbuluar këto 2 produkte me rrezik të lartë në shëndetin e konsumatorëve.

Ora News iu drejtua AKU me një kërkesë për informacion, ku u bë me dije se acugia e kriposur në sasinë 985 kg është importuar nga Koracia dhe Italia ndërsa fileto e derrit me salmonele është importuar nga Brazili.

Sipas AKU acuge e kriposur nuk është futur në prodhim, por është bllokuar dhe do të asgjësohet në Shqipëri. Ndërsa në lidhje me 4516.75 kg fileto derri njoftohet se qëndrojnë te hapura 2 mundësi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT