Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, Rama: Pa fjalë! Të gatshëm për çfarëdolloj ndihme

Kryeministri Edi Rama reagon për tragjedinë me 51 viktima në Maqedoninë e Veriut.

Me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për tragjedinë e madhe të Koçanit. Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme. I përcjell po ashtu kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, duke shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihma jonë mund të jetë e nevojshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT