Merr flakë bombola e gazit në një banesë në Durrës, një i lënduar

Një bombol kampingu ka marrë flakë mesditën e sotme në një banesë pas Maozoleumit e Dëshmoreve në Durrës. Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri që zjarri të lokalizohet për rrjedhojë janë regjistruar vetëm dëme materiale, po ashtu pronari i banesës ka marrë dëmtime të lehta në krah.

Automjetet zjarrfikëse e patën të vështirë ndërhyrjen për shkak të rrugëve të ngushta dhe makinave të parkuara keq.

Forcat zjarrfikëse bëjnë apel që bombolat e kampingut të mos përdoren për gatim, pasi janë tepër të rrezikshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT