SPAK dhe hallkat e tjera të reformës, ta harrojnë respektin e shqiptarëve nëse nuk bëjnë drejtësi për 21 janarin dhe Gërdecin

“Është skandaloze sesi drejtësia e sotme “e posaçme” e ka normalizuar heshtjen dhe indiferencën mbi këtë tragjedi të ndodhur në këmbët e qeverisë shqiptare, por ama nuk harron të merret me diplomat fallco, shtrydhëset e frutave dhe drejtorë ujësjellësash të shkarkuar – shkruan analisti Skënder Minxhozi në një koment të disa ditëve më parë lidhur me 21 janarin.

Ai shpreh revoltë për mosveprimin e habitshëm të SPAK lidhur me krime kaq të rënda.

“Tashmë u mbushën vite që kjo drejtësi s’ka më asnjë alibi për mosveprimin e saj, pikërisht në çeshtjet më të nxehta si Gërdeci e 21 janari. Aq sa të krijohet idea se Spak i konsideron këto dy dosje si dy tabu të cilat i ka lënë mënjanë e s’do as t’i prekë e as t’i zgjidhë. Jo rastësisht e dërgoi dosjen në Prokurorinë e Tiranës, prej nga e mori vetëm me urdhër të Gjykatës së Lartë!

21 janari dhe Gërdeci janë prova e zjarrit e drejtësisë së re. Pa zgjidhur ato është e pamundur të pranohet se SPAK, GJKKO e hallkat e tjera të kësaj drejtësie janë rritur dhe meritojnë respektin e shqiptarëve. Sepse kur shteti vret e nuk dënohet, demokracia mbetet e mangët dhe drejtësia iluzive. Aleksi e të tjerët vazhdojnë të presin. Mbaroni me shtrydhëset e frutave dhe ktheni sytë edhe nga ata” – shkruan gazetari i njohur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT