“Merr qilimin tim dhe do të marrësh pronat e gjyshit…”/ Rama: Këta më kujtojnë historinë me Fatos Nanon…

Kryeministri Rama e ka cilësuar fushatën elektorale si periudha e shitjes së qilimave fluturues pasi para zgjedhjeve të gjithë po premtojnë shumë.

Duke iu referuar premtimeve elektorale të koalicionit opozitar, Rama ironizoi duke thënë se ata i kujtojnë një histori me Fatos Nanon dikur.

“Kjo periudhë është periudha e shitjes së qilimave fluturues. Merre qilimin tim dhe pensionin do e kesh 500 euro. Merre qilimin tim dhe pagën do e kesh 1500 euro. Merre qilimin tim se do të marrësh pronat e gjyshit. Kush ta hajë, ta hajë. Kur s’ke gjë në dorë, mund të premtosh të gjitha se s’ke gjë në dorë. Dhe stë vjen rasti për të thënë nuk i bëre se s’ke gjë në dorë

Këta më kujtojnë një histori me Fatos Nanon kur ishte kryeministër, kur ishim në një vaki dhe dikush aty i kërkoi që pronarëve t’i ktheheshin pronat. Kur e pyeti Nano se a kishte një ide, ai tha shumë e thjeshtë jepja tokën atij që i takon dhe ndahet kjo punë.

I tha Fatosi se kjo është një ide është shumë e fuqishme, por këtë duhet ta ndash me Sabri Godon se ai s’ka gjë në dorë. Kështu që këta premtojnë të gjitha se s’kanë gjë në dorë”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT