Akuza e fortë e Tedi Blushit: Ata që ekzekutuan viktimat më 21 Janar, janë…

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka hedhur akuza të forta në emisionin “Real Story” duke thënë se personat të cilët kanë kryer ekzekutime më 21 Janar, janë sot kandidatë për deputetë në krah të kreut të qeverisë, Edi Rama.
Tedi Blushi u shpreh më tej se drejtësia kontrollohet nga Kryeministri Rama.
“Drejtësia e vjetër, që ishte më e mirë se e vjetra, por edhe kjo e reja, që doli më bërrnut, më lejoni që këtë vlerësim ta shpreh. Këtë e thonë familjarët e viktimave, ata që ekzekutuan viktimat, sot i ke në krah të Edi Ramës.
Familjarët duhet ta dinë, sot Rama i ka kolegë dhe këkon vota me paturpësinë më të madhe. Nuk ka asnjë justifikim. Drejtësinë Edi Rama e ka kapur për fyti.”-theksoi ai.