Vajza e aktorit Agron Llakaj emërohet në institucionin e rëndësishëm, Alkida merr drejtimin e…

Vajza e aktorit të humorit Agron Llakaj, Alkida Llakaj është emëruar në krye të institucionit të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë.
Alkida Llakaj tashmë mban pozicionin e drejtoreshës në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë, lajm i bërë i ditur nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja teksa shkruan në Instagramin e tij:
“Tjetër kapacitet me vlera i shtohet ekipit drejtues të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit!
Suksese Alkida Llakaj, në drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë!
Me një përvojë 14-vjeçare në institucione të rëndësishme publike, Alkida sjell ekspertizë në auditim, mbikëqyrje institucionale dhe përmirësimin e qeverisjes publike.
E diplomuar në State University of Neë York dhe Universitetin e Tiranës, një MSc në Politika dhe Qeverisje në Europë, si dhe studime të avancuara doktorale, Alkida Llakaj vjen në këtë detyrë me një vizion të qartë për forcimin e standardeve metrologjike dhe rritjen e transparencës institucionale.”