Blerta Celibashi feston ditëlindjen, Princ Leka i bën dedikimin romantik

Partnerja e re e Princ Lekës, fotografja Blerta Celibashi, ka festuar sot 27-vjetorin e lindjes, ku dhe nuk ka munguar një dedikim romantik nga i dashuri i saj.

“Ti je si ditët e mia me diell”, ka qenë urimi i Princit, i cili e ka shprehur dashurinë përmes një mbishkrimi në tortën ditëlindjes.

blerta celibashki

Kujtojmë se Princ Leka zyrtarizoi lidhjen me fotografen pas ndarjes së bujshme nga bashkëshortja e tij, Elia Zaharia.

Burime pranë çiftit, bëjnë me dije se tashmë ka përfunduar edhe gjyqi i fundit mes dy ish-bashkëshortëve, çifti është duke menduar për dasmën e tyre.

Ndryshe nga martesa e parë, me Elian, që në Tiranë mbërritën familje të shumta mbretërore, këtë herë me Blertën, ceremonia do të jetë më private, duke dashur që të kurorëzojnë dashurinë e tyre vetëm pranë rrethit të ngushtë.

Miqtë e dyshes bëjnë me dije se si Leka ashtu edhe Blerta janë shumë diskret për të folur për dasmën e tyre, ndonëse rrethi i ngushtë është njohur tashmë me detajet e para.

blerta celibashi princ leka

Prej disa muajsh, dyshja është duke bashkëjetuar dhe pranë kësaj marrëdhënie është edhe Geraldina, në kohën që ajo shpenzon me babain e saj. Tashmë hapi i radhës pritet që të jetë edhe celebrimi i çiftit, duke përmbyllur kështu me kurorëzim, një histori dashurie gati 2 vjeçare.

Historia që disa muaj më parë jetohej në fshehtësi të plotë, tashmë është bërë më se publike dhe Leka shoqërohet kudo nga Blerta, madje edhe në eventet publike ku është i ftuar.

princ leka blerta celibashi, lushnje (3)

NDARJA NGA ELIA ZAHARIA

Princ Leka u divorcua nga Elia Zaharia në muajin prill të vitit të kaluar, në një ngjarje që mori përmasa të mëdha mediatike.

Elia Zaharia dhe Princ Leka, konfirmuan më 15 janar 2024 se kishin nisur procedurat e divorcit, pas disa muajsh thashetheme se i kishin dhënë fund martesës. Ndërkohë më 5 mars 2024, çifti u përplasën fizikisht me njëri-tjetrin brenda rezidencës mbretërore, sherr ku u përfshi edhe babai i Elia Zaharisë, Gjergj Zaharia, pamje që u bënë edhe virale në media. Princ Leka hodhi në gjyq ish-bashkëshorten, me të cilën ka një vajzë, Geraldina dhe ish-vjehrrin.

elia zaharia princ leka4

Princ Leka u dënua për ushtrim dhune ndaj ish-bashkëshortes, Elia Zaharia dhe babait të saj, Gjergj Zaharia. Togat e zeza dënuan me 10 muaj Gjergj Zaharinë, babain e Elia Zaharisë, ku me gjykim të shkurtuar dënimi zbret në 6 muaj e 20 ditë.

Gjykata urdhëroi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien e tij në shërbim prove për një periudhë prej 1 vit e 40 ditë, me kusht që gjatë kohës së provës, i pandehuri të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.

princ leka

Ndërsa u vendos pafajësia për Elia Zaharinë për akuzën e dhunës në familje, pasi fakti nuk përbën vepër penale. Familja mbretërore ka qenë kryefjala përgjatë viti të kaluar.

Ishin pikërisht festat e fundvitit 2023, që zbuluan edhe ndarjen e Princ Lekës me Elia Zaharian. Pas një historie 15-vjeçare, duket se përrallës me princ i erdhi fundi dhe një fund me shumë zhurmë mediatike.

princ leka elia zaharia

Elia Zaharia dhe Princ Leka janë zyrtarisht të ndarë, pasi Gjykata e Tiranës vendosi më 25 prill të zgjidhë martesën mes çiftit të njohur. Nga marrëveshja e divorcit, aktorja ka përfituar në një apartament 257 m2, i cili është në emrin e të bijës.

 

elia zaharia princ leka2

Ndërsa artistja do të ketë në pronësi të plotë të saj një dyqan 134 m2 si dhe një parking rreth 47 m2. Por në bazë të një marrëveshje që ish-çifti kanë arritur në 15 janar 2024, nëse Elia Zaharia do të martohet sërish, ose do të nisë një bashkëjetesë, do të humbasë të drejtat mbi pronat kur vajza e tyre Geraldina do të jetë në moshë madhore.

Në vendim, gjithashtu, thuhet se aktorja ka s’do të mbajë më mbiemrin “Zogu”, por atë të vajzërisë “Zaharia”.

Elia Zaharia dhe Princ Leka

princ leka blerta celibashi1princ leka blerta celibashi10princ leka blerta celibashi15princ leka blerta celibashi23princ leka blerta celibashi geraldina 5princ leka blerta celibashi 3princ leka blerta celibashi geraldina 2princ leka blerta celibashi geraldina 12princ leka blerta celibashi geraldina 16blerta celibashi princ lekablerta celibashi princ leka2

Back to top button
LAJMET E FUNDIT