“Me krenari u mbështesim”, ambasada e SHBA: Po investojmë 7 milionë USD për sigurinë kombëtare të Shqipërisë

Ambasada e SHBA në Tiranë në një postim në Facebook, ka reaguar në lidhje me vijimin e punës për Zgjidhjen e Rrjetit Kibernetik. Ambasada shkruan se qeveria e SHBA mbëshet me kraniari financimin e këtij projekti, i cili kap vlerën 7 milionë dollarë.
Deri tani SHBA ka dhuruar 3,5 milionë dollarë për prodhuar zgjidhje kibernetike në Ministrisë e Mbrojtjes. “Ai fond do të shërbejë si bazë për zbatimin e suksesshëm të këtij zgjerimi plotësues të programit kibernetik”, shkruan më tej ambasada.
POSTIMI I PLOTË
Qeveria e Shteteve të Bashkuara me krenari mbështet një nga prioritet kryesore të sigurisë kombëtare të Shqipërisë, duke financuar Zgjidhjen e Rrjetit Kibernetik. Ky projekt prej 7 milionë dollarësh mbështet përpjekjet për të rritur kapacitetet e shërbimeve të sigurisë kombëtare dhe zhvillimin e institucioneve të forta sigurie dhe civile. Vitin e kaluar, Shqipëria mori 3,5 milionë dollarë për prodhuar zgjidhje kibernetike në Ministrisë e Mbrojtjes.
Ai fond do të shërbejë si bazë për zbatimin e suksesshëm të këtij zgjerimi plotësues të programit kibernetik. Projekti i këtij viti do të ndihmojë qeverinë e Shqipërisë në monitorimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike të informacionit qeveritar, si dhe do të financojë një vlerësim fillestar të rrezikshmërisë, do të përditësojë sistemet dhe pajisjet, dhe do të trajnojë përdoruesit e rinj.