Spahiu tallet me Berishën: Thotë do heqë vizat amerikane, kur as vetë nuk shkel dot!

“Nëse BE nuk do të ketë prioritet zgjerimin e vet për shkak të forcave ekstremiste vijnë si dominancë në vendimmarrjen e BE-së,  apo disa vende të vendosin veton që Europa të mos zgjerohet ne sikur të bëjmë çudira sërish nuk do na pranojnë. Megjithatë Rama është në të drejtën e vet.

Dikush na premton Europën deri në 2030, e dikush premton se do shkojmë në Amerikë pa viza. Kjo është propagandë elektorale. Kush e ha këtë propagandë elektorale e ha.

Spahia është i bindur se si Rama dhe Berisha e dinë që sot se kush do shpallet fitues dhe sa mandate do të marrë secili në zgjedhjet e 11 majit.“Nëse ne nuhasim rezultatin e zgjedhjeve Berisha dhe Rama janë dy personazhet me eksperiencën më të gjatë politike për shkak se kontrollojnë informacion më shumë, kanë struktura më shumë. Ata e dinë që tani në tavolinë cili është rezultati I përafërt I zgjedhjeve.

Të dy kanë qasje të ndryshme si po e trajtojnë fushatën elektorale duke i paraprirë 12 majit. Askush nga të dy nuk po punon për 11 majin. Ata të dy e dinë rezultatin e zgjedhjeve. Vetë listat e kandidatëve për deputetë janë prognozë çfarë lexojnë në optikën e tyre rezultatin e 11 majit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT