E FUNDIT/ Veliaj shkarkon Ristanin si kryetare në detyrë të Bashkisë, emëron… (DOKUMENT)

Erion Veliaj ka shkarkuar Anuela Ristanin nga funksioni i kryetares në detyrë të Bashkisë Tiranë. 

Erion Veliaj, në cilësinë e kryebashkiakut të Tiranës, ia ka deleguar këtë detyrë nënkryetares Sara Goxhaj. 

SHKRESA 

“DELEGIMIT E DETYRAVE TË KRYETARIT” BASHKIA TIRANË” 

Në mbështetje të nenit 8 pika 2, neni 59 pika “I”, pika “3” të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, të neneve 22, 28 dhe 29 të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, Rregullores me nr. 46111 datë 29.12.2022 për “Miratimin, Organizimin, Funksionimin, Detyrat dhe Përgjegjësitë e Strukturave të Institucionit të Bashkisë Tiranë”, 

URDHËROJ: 

Znj. Sara Goxhaj, Nën/Kryetar i Bashkisë Tiranë, të kryej përkohësisht edhe detyrat e Kryetarit të Bashkisë Tiranë. 

Periudha e ushtrimit të kompetencave të deleguara, fillon më datë 19.03.2025, deri në një urdhër të dytë. 

Urdhri nr. 366, datë 14.02.2025 “Për delegimin e përkohshëm të detyrave të kryetarit të Bashkisë Tiranë”, shfuqizohet. 

Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm, Kabineti i Kryetarit, Drejtoria e Përgjithshme e Administrimit të Brendshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Medias dhe Komunikimit me Qytetarët, për zbatimin e këtij urdhri. 

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe njoftohet në stendën e afishimeve publike të Bashkisë Tiranë. 

KRYETARI Erion Veliaj

Back to top button
LAJMET E FUNDIT