VIDEO/ I moshuari e përball me premtimet e pambajtura për pronat, Berisha shmanget: Më duhet të iki

Gjatë një takimi të fundit, ku kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po prezantonte programin e tij për pronat, një i moshuar ngriti një kritikë të ashpër ndaj tij dhe partisë që ai drejton.
Ai i kujtoi Berishës se shumë nga premtimet e dhëna në të kaluarën për zgjidhjen e problemeve të ish-pronarëve kishin mbetur të papërmbushura, duke theksuar dështimet e mëparshme.
Në një moment të tensionuar, Berisha, i vënë përballë këtyre kritikave dhe fakteve të sjella nga i moshuari, tentoi të shmangte përballjen.
Ai iu drejtua njërit prej panelistëve të pranishëm dhe tha: “Më duhet të shkoj, kam aktivitete të tjera”.