E rëndë në Berat! Makina përplas 15 vjeçaren dhe “zhduket”

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “30-Vjetori” në qytetin e Beratit. Siç raportohet, një automjet që po qarkullonte me shpejtësi ka goditur një 15-vjeçare, e cila po kalonte në vijat e bardha dhe është larguar nga vendngjarja.

E mitura është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të autorit të aksidentit.

Burimet policore konfirmojnë se po kontrollohen kamerat e sigurisë në vendin e aksidentit, me qëllim identifikimin e mjetit dhe autorit.

The post E rëndë në Berat! Makina përplas 15 vjeçaren dhe “zhduket” first appeared on JavaNews.al.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT