Emrat/ Këta janë dy vëllezërit që rekrutonin vajza për t’i detyruar të kryenin prostuticion në qendrat e masazhit!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy vëllezërit Mario dhe Andi Roshi, administratorë të 2 qendrave masazhi, të cilët rekrutonin femra për t’i shfrytëzuar për prostitucion.
Sipas Prokurorisë, dy vëllezërit Andi dhe Mario Roshi, u arrestuan në shtator 2020 për veprën penale të “Mbajtje të lokaleve për shfrytëzim prostuticioni”.
Po ashtu iu sekuestruan pasuritë e mëposhtme të cilat nuk justifikohen nga të ardhuar e ligjshme të siguruara ndër vite:
‘Njësi’, sipërfaqe 34m2;
‘Apartament’ me sipërfaqe 106.4m2, rruga ‘Hoxha Tahsin’;
‘Post Parkimi’ me sipërfaqe 41.2 m2 në Tiranë; dhe
Tre automjeteve tip ‘Benz’, ‘Volkswgen’ dhe ‘Scoda Octava’.